Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, ka arritur në Tiranë.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, diplomatja do të darkojë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme, ku në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë për media me kreun e qeverisë shqiptare, raporton Opinion.al.
Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të takojë edhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Ajo do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Haradinaj: Zjarrfikësit janë krenaria e shtetit tonë, merito...
Kurti takon kryeministrin e Luksemburgut, falënderon për mbë...
Shefi i NATO-s: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trumpi
Vinicius Junior i bashkohet legjendave të Real Madridit me n...
Apeli nuk liron Ilir Metën
Kurti e Rama në foton familjare të Samitit të Komunitetit Po...