Mjeku Xhaxho dhe deputeti Alimadhi shërohen nga COVID, por do qëndrojnë ende tek infektivi

15:00 | 15 Prill 2020

Mjeku Roland Xhaxho dhe deputeti Adriatik Alimadhi janë negativizuar nga koronavirusi, por për shkak të problemeve me pulmonet duhet të qëndrojë ende në spitalin infektiv.

Ndërkohë 90-vjeçari, i cili humbi jetën sot në mëngjes ishte shtruar në spitalin infektiv bashkë me gruan e tij 80-vjeçe.

Mësohet se gruaja 80 vjeçe është shëruar, por ende nuk është njoftuar për vdekjen e burrit të saj.

Nesër ajo pritet që të dalë nga spitali infektiv dhe të dërgohet në spitalin e Fierit./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara