Mjeku shqiptar Gazi Zeka bëri apel për të ndihmuar komunitetin shqiptar që jeton në Ukrainë, të cilët siç tha rrezikojnë edhe të vdesin urie.
Mjeku Zeka i cili jeton në Poloni ka iniciuar nismën për të furnizuar me ndihma shqiptarët që jetojnë kryesisht në Odesa dhe Zaporozhia bëri thirrje për të gjithë shqiptarët kudo që janë që të bëhen pjesë e kësaj nisme.
Në Euronews Albania, ai e cilësoi shumë të rëndë gjendjen e shqiptarëve që jetojnë në Ukrainë.
“Ju lutem shqiptarë, viheni dorën në zemër për të ndihmuar shqiptarët që janë të izoluar, që rrezikojnë të vdesin pa ushqim. Populli shqiptar duhet të kujdesen, duhet të mblidhen ndihma për popullin shqiptar që janë në situatë shumë të vështirë. Në Zaporozhia shqiptarët janë të rrethua”, apeloi mjeku.
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Moti: Vranët dhe me diell