Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi sot vendimin për kohëzgjatjen e mandateve 3-vjeçare të anëtarëve të saj.
Këto mandate do të jenë të vlefshme deri në datën 12 dhjetor 2021, ndërsa mandatet 5-vjeçare do jenë të vlefshme deri në datën 12 dhjetor 2023.
Kuvendi i Republikës shpalli nga dy vende të lira në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për pozicionet që i takojnë anëtarëve nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.
Kandidatët do të synojnë vendet e Gent Ibrahimit dhe Sandër Becit në KLP dhe Maksim Qokut e Erion Muharremajt në KLGJ, të cilët janë zgjedhur nga Kuvendi në shkurt të vitit 2018 dhe kanë mandat 3-vjeçar./lapsi.al
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin