Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se deri më tani nuk është raportuar asnjë shtetas shqiptar i lënduar si pasojë e sulmeve iraniane në Izrael.
Sipas njoftimit zyrtar, fluturimet drejt Izraelit janë pezulluar deri në një njoftim të dytë për shkak të zhvillimeve të fundit.
Ministria bëri të ditur se po ndjek me prioritet gjendjen e shtetasve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.
Ambasada shqiptare në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndjekin udhëzimet e autoriteteve izraelite për siguri.
Në rast emergjence, shtetasit shqiptarë mund të kontaktojnë Ambasadën në Tel Aviv përmes numrave: +972 54 480 6601, +972 54 904 2813./Arbresh.info
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri