Në përfundim të protestës së opozitës, Ministria e Brendshme shpërndau një deklaratë për mediat, ku konfirmon zhvillimin paqësor të manifestimit të shoqëruar pa incidente.
“Ministria e Brendshme falënderon pjesëmarrësit për mënyrën e qetë dhe qytetarinë e dëshmuar gjatë zhvillimit të kësaj proteste. Falënderojmë qytetarët e Tiranës për mirëkuptimin dhe durimin e dëshmuar pavarësisht vështirësive që mund të kenë hasur gjatë bllokimit të disa akseve rrugore”, thuhet në deklaratë.
Ministria falenderon edhe organizatorët e protestës, por edhe punonjësit e Policisë së Shtetit të angazhuar në mbarëvajtjen e saj.
Gjithashtu, MB vlerëson edhe rolin e medias në këtë tubim për pasqyrimin, siç thotë, me korrektesë e profesionalizëm të masave të marra nga Policia për tubimin./Top Channel
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...