Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Rama gjatë ditës së sotme, me kërkesën e këtij të fundit.
Lajmin e konfirmon Ministria e Jashtme ruse në një njoftim të saj.
Lavrov dhe Rama kanë shkëmbyer këndvështrime dhe mendimet e tyre për gjetjen e zgjidhjeve për të kapërcyer krizën institucionale në OSBE.
Në njoftimin e saj ministria e jashtme ruse, thekson se Lavrov ka vënë në dukje se Moska tërheq vëmendjen për korrektësi në lidhje me zhvillimet në Minsk. Sjelljet e tepruara ka kufizuar më tej shanset e OSBE-së, për të lehtësuar një dialog konstruktiv midis autoriteteve Bjelloruse dhe opozitës.
“Përfundimet e arritura nga Wolfgang Benedek janë të njëanshme dhe joprofesionale. Ai ka paraqitur rekomandime të papranueshme politike që janë përtej autoritetit dhe kompetencës së institucioneve dhe mekanizmave të OSBE-së. Shembulli i tij, i ka bërë standardet e dyfishta. Ato po minojnë besimin në OSBE”, ka thënë Lavrov.
Rama dhe Lavrov kanë diskutuar edhe përgatitjet për takimin e Këshillit Ministror të OSBE në Tiranë, e cila do të mbahet më datën 3-4 dhjetor të këtij viti, përmes videokonferencës.
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...