Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok ka reaguar për rrëzimin e kërkesës së Holandës nga Komisioni Evropian për rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë.
Blok thotë se Komisioni Evropian ka treguar se nuk ka bazë të mjaftueshme për rrëzimin e kërkesës sonë.
Ndaj ai kërkon nga Shqipëria të vazhdojë të luftojë krimin dhe të rimarrë personat që kanë aplikuar për azil pa arsye.
Komisionin Evropian refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze për të rivendosur regjimin e vizave me Shqipërinë.
Një zëdhënës i Komisionit, tha për RTV Ora se Shqipëria vijon të plotësojë kushtet për përfitimin e liberalizimit të vizave.
“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni vlerëson se në situatën e tanishme nuk janë rrethanat për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave”, tha ai.
Komisioni, shtoi zëdhënësi se do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
Ndërkohë vendimi u konfirmua edhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca./Ora News/
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...