Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pritur nga Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Suella Braverman, ndërkaq kanë biseduar edhe për çështjen e emigracionit.
Ministri Çuçi tha se shqiptarët janë një komunitet vital dhe i integruar në Mbretërinë e Bashkuar.
“Me homologen britanike Suella Braverman diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh për të adresuar çështje komplekse si emigracioni i paligjshëm dhe krimi i organizuar, fenomene transnacioanle që kurrsesi nuk mund të identifikohen me etni të caktuara.
Ndava me homologen time shqetësimin se është e patolerueshme që komuniteti shqiptar të veçohet dhe stererotipizohet vetëm nga disa personazhe të botës ilegale”, tha ai.
Sipas tij, këto çështje nuk do t’i pengojnë në bashkëpunimin e tyre.
“Qasja jonë është se emigracioni i paligjshëm nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit përmes rrugëve legale. Në këtë pikë i kërkova homologes Braverman të rishikojnë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale.
I kërkova gjithashtu të aministojë çdo shqiptar pa vizë, por që punon në mënyrë të ndershme dhe që nuk ka rekorde kriminale në ngarkim. Çmoj shumë asistencën dhe ekspertizën britanike në ngritjen e kapaciteteve tona dhe në mbështetje të modernizimit të Institutit të Policisë Shkencore”, shkruan ministri në Facebook./arbresh.info/
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...