Kuvendi u mblodh këtë të mërkurë në seancë të jashtëzakonshme për të votuar sharkimet dhe emërimet e ministrave të rinj të qeverisë.
Pezull ka mbetur vetëm emri i Ramës si Ministër i Jashtëm dhe debati i kërkuar nga opozita, e cila e braktisi seancën pas refuzimit që i bëri Gramoz Ruçi.
Por ajo që ka rënë në sy është fakti se Ministrat e ikur tashmë të gjithë janë dukur të relaksuar dhe të qeshur. Veçanërisht Arben Ahmetaj i cili para se të hynte bnë kuvend për të votuar shkarkimin e tij dukej mjaft i relaksuar dhe i qeshur.


Ndryshe dukeshin ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, të cilët qëndronin në heshtje dhe në vendin e “spektatorit” në sallën e kuvendit.
Ndryshimet në Qeveri:
Elisa Spiropali emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti si ministre e Kulturës
Ikën Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini si ministre e Arsimit

Ikën Sonila Qato, vjen Eduard Shalsi ministër për Sipërmarrjen
Ikën Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj si ministre e Ekonomisë
Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku si ministre e Infrastrukturës
Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi si ministër i Bujqësisë

Ikën Senida Mesi, vjen Erion Braçe si zëvendës- kryeministër./Express
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit