Me anë të një videomesazhi të shkurtër në Facebook, presidenti shqiptar Ilir Meta i ka vlerësuar zgjedhjet e kësaj fundjave në Malin e Zi si një mundësi e shkëlqyer për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.
Ai u bëri thirrje bashkëkombësve tanë në Malin e Zi të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mbështesin alternativat shqiptare.
“Me këtë rast, shpreh bindjen se bashkëkombësit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse. Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot. Por pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën europiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, u shpreh Meta./ A2 CNN
Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Ko...
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
“Të gjithë e vlerësuan Mourinhon dhe Chelsean”, Henry krahas...
Kushtetuesja ka filluar shqyrtimin e dekretit të presidentes...