Presidenti i vendit Ilir Meta mbrëmjen e kësaj të premteje ka shkuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku ka vizituar 16-vjeçaren Merta Tolën e cila i shpëtoi tragjedisë së ndodhur paraditen e sotme në Ostren të Bulqizës.
Presidenti Meta ka thënë se nga bisedat që kishte me mjekët, gjendja e vajzës është e mirë, ndërsa stafi i spitalit po punon për të mbajtur jashtë çdo rreziku për jetën.
“Gjendja e Meritës në bazë të mjekëve është e mirë. Mjekët po bëjnë punë të mirë për ta mbajtur jashtë rreziku. Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen saj. Shpreh ngushëllimet për të ndjerët, për të gjithë familjen Tola dhe komunitetin e Ostrenit. Do të jemi pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme. “ tha Meta
16-vjeçarja ditën e sotme humbi mamanë Rajmonda Tola 45 vjeç, motrën e saj 22-vjeçaren Rudina dhe Fatjonin vëllanë 15-vjeçar.
Deri më tani dyshohet se tre pjesëtarët e familjes Tola janë helmuar nga gazi i bombolës, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e një helmimi nga ushqimi.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...