Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zgjedhur që vizitën e fundit dhe urimin e Vitit të Ri ta bëjë tek fëmijët e sëmurë dhe prindërit e tyre.
Gjatë orëve të mbrëmjes, ai ishte në repartin e ‘Onkohematologjisë’ në QSUT, ku vizitoi vogëlushët që këtë natë do ta kalojnë në ambientet e spitalit.
Meta uroi dhe përshëndeti edhe stafin mjekësor që gjithashtu do ta kalojnë këtë natë në shërbim të të sëmurëve.
“Përmes kësaj foto me Amelian, vogëlushen nga Fieri që do e presë Vitin e Ri këtu në QSUT, ju uroj të gjithë fëmijëve me probleme të shëndetit: “Gëzuar Vitin e ri 2018”!
Më shumë kurajo e shpresë, kujdes e solidaritet, për një shëndet më të mirë e për më shumë gëzime e lumturi në familjet e tyre!
Shumë urime edhe për të gjithë personelin mjekësor që sot e presin ndërrimin e viteve larg familjeve të tyre të shtrenjta, por pranë fëmijëve dhe qytetarëve që kanë nevojë për kujdes e solidaritet sot”, u shpreh Presidenti.

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...