Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit pas përfundimit të muajit të Ramazanit. Kreu i shtetit thotë se duhet të qëndrojmë kundër padrejtësive ndërsa shton se duhet të jemi solidarë dhe humanë.
Statusi i i tij i plotë:
“Mos e humb zemrën tënde. Mos bjer në dëshpërim. Ti do të jesh në krye, nëse je i vërtetë në besim.” – Kuran. Me fat Fitër Bajrami! Me përmbylljen me sukses të përsosjes shpirtërore në Muajin e Ramazanit i bashkohem sonte urimit për agjërim dhe lutje të pranuara për çdo besimtar mysliman!
Shëndeti, lumturia, mirësia dhe mbarësia qofshin gjithmonë në familjet shqiptare! Kur i gëzohemi begative që sjell Bajrami dhe i jemi falenderues Zotit për të mirat e sjella për ne, të mos harrojmë se në thelb të kësaj feste qëndron solidariteti dhe humanizmi.
Le të ndajmë begatinë, lumturinë dhe kujdesin me njëri-tjetrin dhe këdo që ka më shumë nevojë, për t’u bërë shembull i këtyre vlerave, që janë pjesë e traditave edhe të kombit tonë.
Të udhëhequr me besim në Zot të shumëfishojmë përpjekjet për të ndërtuar një Shqipëri më njerëzore dhe më të dhembshur, më të drejtë dhe më sociale, ku ka diell për të gjithë.
Siç na mëson edhe Kurani: “Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...