Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka inkurajuar forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj.
“Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të rreshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë. Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj. Falënderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...