Presidenti i Ilir Meta priti sot në një takim takim Bejtush Gashi, Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.
Presidenti Meta, shprehu kënaqësinë e veçantë për rekomandimin pozitiv që Komisioni Europian, ka dhënë për liberalizimin e vizave për qytetarët e
Republikës së Kosovës, dhe pret me kënaqësi që edhe Parlamenti Europian dhe Këshilli të miratojnë sa më parë këtë rekomandim, që qytetaret e Republikës së
Kosovës më në fund të lëvizin të lirë në shtetet e Bashkimit Europian.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi në mes të dy vendeve tona, por edhe shteteve të tjera të rajonit, në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si dhe krijimin e një klime sa më të mirë dhe të sigurtë për të gjithë Rajonin tonë.
Presidenti Ilir Meta, në mënyrë të veçantë u interesua për bashkëpunimin në mes të dy shteteve tona në fushën e Emergjencave Cilivile dhe falënderoj Ministrin Gashi, për angazhimin profesional të pjesëtarëve të Emergjencave Civile të Kosovës me rastin e fatkeqësive të ndryshme natyrore në vendin tonë, por edhe në rajon. “Bashkëpunimi në fushën e Emergjencave Civile, duhet të jetë prioritet i të gjithë neve, jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe me shtetet e tjera të rajonit”, theksoi Presidenti Meta.
Ministri shqiptar në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është garanci...
Cilat janë propozimet e Iranit refuzoi që Trump si të papran...
Konjufca në Bruksel: Kosova kërkon status kandidat në BE dhe...
Tri vjedhje të rënda brenda një dite në Kosovë, cak stolitë ...
Të shtëna në Kamenicë, një person plagoset dhe dy arrestohen
BE e Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë...