Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pritur në një takim nga kongresmeni Eliot Engel, në SHBA.
Presidenti i vendit, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, e konsideron kongresmenin Engel një mik të shqiptarëve dhe shton se pjesë e bisedës së tyre ka qenë vlerësimi i partneritetit strategjik dhe forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
“Përherë i lumtur të takohem me mikun e çmuar të kombit shqiptar, Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan.
Në bisedën e përzemërt dhe të hapur, vlerësuam rëndësinë e partneritetit strategjik dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane.
Si njohës i shkëlqyer i rajonit, ai është edhe një përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor, dhe forcuar lidhjen tonë transatlantike”, shkruan Presidenti në “Facebook”.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...