Presidenti Ilir Meta ndodhet në një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi po mbahet në Presidencë dhe vjen një ditë pasi parlamenti votoi sot me një shumicë dërrmuese (99 vota në favor, 6 kundër dhe 4 abstenime) ndryshimet në Kodin Zgjedhor të dakortësuara më 5 Qershor mes Partisë socialiste dhe opozitës jashtë parlamentare.
Në këmbim më 30 korrik do të votohen ndryshimet kushtetuese të cilat i hapin rrugë listave të hapura dhe shmangin koalicionet në formën e organizimit të deritanishëm.
Presidenti Ilir Meta disa herë ka ngritur zërin kundër ndryshimeve kushtetuese pa konsensusin e të gjithëve. Ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese pa konsensun e të gjithëve ndërkohë që kryeministri Edi Rama bëri të qartë dje se për listat e hapura do vendosën vetë dhe jo ndërkombëtarët.
Galatasaray “gjunjëzohet” në ‘Anfield’, Liverpool rikthehet ...
Katari dëbon zyrtarët e Ambasadës së Iranit
Bayern demolon Atalantan edhe në Gjermani, kalon me lehtësi ...
Pakistani e Afganistani shpallin armëpushim për Bajramin pas...
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...