Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u prit me entuziazëm nga arbëreshët e Italisë, ne vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut, transmeton Top Channel.
Në Kalabri, Meta u takua me presidenti italian Sergio Mattarella, i cili e shoqëroi gjatë gjithë vizitës homologun shqiptar.
Fjalimin e mirënjohjes, Presidenti shqiptar e mbajti në kolegjin e “Shën Adrianit” në Shën Mitër Korona.
“Mirënjohje për arbëreshët që na ruajtën traditat dhe gjuhën e heroit brez pas brezi. Mirënjohje Italisë për mbështetjen për integrimin”, tha Meta.
Në këtë vizitë në Itali, Meta shoqërohej nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...