Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe homologu i tij bullgar, Radev gjenden në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë fjalës së tij, Ilir Meta falënderoi Radev-in për ndihmën e dhënë pas tërmetit
‘Kontributi i ekipit bullgar ishte mjaft profesional. Kemi biseduar dhe për rritjen e bashkëpunimit në kulturë, sport, arsim, deklaroi Meta.
Nga ana e tij, Radev tha:
‘Bullgaria mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë. Shqipëria është gati për të nisur bisedimet për anëtarësim në BE. Bullgaria do të vazhdojë asistencën e nevojshme për Shqipërinë. Diskutuam për lidhjen ajrore mes Tiranës dhe Sofjes.’
Të pyetur mbi situatën në kufirin greko-turk, Meta tha:
‘Të përballohet me dialog me një angazhim të BE-së dhe NATO-s, sepse përveç problemit humanitar kemi të bëjmë dhe të atë të sigurisë. Turqia ka mbajtur një peshë të jashtëzakonshme. Duhen përballuar kostot e këtij operacioni humanitar që vazhdon prej vitesh.’
Ndërsa Radev u përgjigj:
‘Turqia nuk duhet të lihet vetëm, por edhe Greqia duhet të mbrohet pasi ruan kufirin e jashtëm evropian dhe mjeti i duhur është diplomacia. Duhet zgjidhur ky problemi me sigurinë që duhet të zgjidhet dhe atë humanitar që kërkon gjithashtu zgjidhje.’/TCH
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...