Në emisionin “Opinion” Ilir Meta në kundër përgjigje të deklaratave Bashës është shprehur se LSI nuk merr lekë për të bërë deputetë, duke sulmuar indirekt kreun e PD-së për marrje lekësh për listën e deputetëve.
Ilir Meta: Edi Rama dhe Basha do të jenë në opozitë. LSI do të jetë forcë e parë. Edhe sondazhet që nxjerrin i bëjnë të dy bashkë. Sërish koalicion PD-LSI pas zgjedhjeve? Nuk është detyra ime të merrem me mundësitë. Zgjedhjet janë kërcënuar nga task forca që po funksionon si Gestapo”.
Meta: Dhe meqenëse është marrë shumë me LSI-në do ti them që LSI-ja nuk merr lekë për të futur deputete në listë.
Fevziu: Çfarë po thoni që Basha merr lekë për të futur në listë?
Meta: Nuk e di këtë duhet ta gjejnë demokratët. LSI nuk ka marrë lekë për të vendosur deputet, nuk ka marrë lekë për të vendosur kryetar bashkie. Nuk merr lekë as për të vënë kryetarë bashkie nëpër lista. Le ta dinë demokratët. Listat e LSI-së i bëjnë forumet e LSI dhe jo partitë e tjera”
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik