Ilir Meta, gjatë një takimi elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër, deklaroi se “Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur me këta karagjozë”, duke iu referuar krerëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
“LSI forcë e parë sepse Shkodra dhe gjithë Shqipëria ua piu lëngun Tomit dhe Xherrit. Shkodra dhe Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur me këta karagjozë. Nuk ka më kohë për t’u besuar të pabesëve. Vota më 25 qershor, për rininë dhe kundër oligarkisë”, tha Meta.
Ndërsa kreu i LSI-së, Petrit Vasili tha: “Sot në Shkodër vendosim se do jemi forcë e parë. Drejtim i ri do të thotë më pak taksa e më shumë punësim. Rilindja e PS dhe ajo e PD të merret me punë të tjera, drejtimin do ta marrim ne”.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër