Meta reagon pas raportit të “Freedom House”: Shkelja e të drejtave të njeriut është këmbanë alarmi

12:57 | 3 Mars 2021

Pas raportit të Freedom House, ku e rendit vendit tonë si pjesërisht të lirë, ka reaguar Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili thotë se ‘Shqipëria është një hap më pranë autoritarizmit’.

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se ngjarjet të cilët përmenten në raport, si shembja e Teatrit apo vrasja e Klodian Rashës nuk mund të amnistohen.

“Shqipëria një hap më pranë autoritarizmit! “Freedom House” e zbret Shqipërinë edhe më poshtë për vitin 2020, mes regjimeve HIBRIDE!

Shembjen e Teatrit Kombëtar për interesa klienteliste, dhunimin e protestuesve dhe vrasjen kriminale të Klodian Rashës gjatë kohës së pandemisë nuk mund t’i mbulojë asnjë propagandë. Këto dhe të tjera ngjarje të rënda kurrë nuk do të amnistohen dhe për to drejtësia do vendoset në vend.

Përkeqësimi i të gjithë treguesve, veçanërisht shkelja mizore e të drejtave të njeriut, është një kambanë e fortë alarmi për instalimin e shtetit policor, që e kam denoncuar prej kohësh”, shkruan Presidenti Meta.

Teksa ndalet në zgjedhjet e 25 prillit, Presidenti thotë se kjo datë është një momenti historik për t’i dhënë një trajektore të re të demokracisë.

“Referendumi i 25 prillit 2021 është momenti historik për t’i dhënë një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian”, thotë Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara