Presidenti Ilir Meta ka kujtuar eksodin e shqiptarëve të ndodhur në 8 gusht të vitit 1991.
Meta thotë se kjo është një dëshmi para gjithë botës për “tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi”.
Ai shkruan se tashmë është koha që shqiptarët të kthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre.
“Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.
Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.
Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur.
Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa!
Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!
Koha për ta ndërtuar Europën ketu! Koha për t’i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues!”, shkruan Meta.
Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në ...
Sveçla kërkon koordinim të shtuar për zbatimin e Ligjit për ...
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...