Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur sot mbështetjen për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas takimit të djeshëm mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Në një reagim në rrjetet sociale, Meta e ka përgëzuar Kurtin për paraqitjen në takimin në Bruksel.
“E përgëzoj kryeministrin e Kosovës, z. Kurti, që kishte shkuar i përgatitur dhe konstruktiv. Shpresoj që edhe Presidenti i Serbisë ta gjejë guximin e të nënshkruajë sa më shpejt, sepse koha kurrë nuk mund të kthehet pas”, shkruan Meta në Facebook.
Meta ka shtuar se takimin në Bruksel ishte një mundësi e mirë për të hedhur një hap të qëndrueshëm e pozitiv drejt njohjes së ndërsjellët, paqes dhe integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë.
“Teksti zyrtar i marrëveshjes pati elemente që meritojnë vlerësim pozitiv, përderisa palët zotohen që të udhëhiqen nga synimet e parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, sidomos ato për barazinë sovrane të Shteteve, respektimin e Pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, si dhe të Drejtën për Vetëvendosje”, tha ish-Presidenti.
Meta ka shtuar se e ardhmja e rajonit nuk është me nismën e “Ballkanit të Hapur” dhe me taktikat e “tërheqjeve të veshëve”.
“E ardhmja e rajonit tonë nuk është te skemat dhe taktikat si puna e “Ballkanit të Hapur”, as te “tërheqjet e veshëve” por te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin evropian dhe i hapin rrugën fqinjësisë së mirë, ku asnjë fqinj nuk e dominon tjetrin”, tha Meta. /arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen