Kryekomisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson ka zhvilluar një vizitë në Tiranë edhe me Presidentin Ilir Meta.
Kreu i shtetit thotë se ka pasur një bashkëbisedim të hapur dhe të frytshëm për të gjitha sfidat që ka Shqipëria në rrugën Europiane.
“E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX. Theksova rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta në Facebook.
Sipa Metës, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, “krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut”.
Kënaqësi të takohesha sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson. Një bashkëbisedim i…
Posted by Ilir Meta on Saturday, February 20, 2021
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar