Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar të dhënat e Eurostat për numrin e azilantëve ekonomikë për 10 mijë banorë, bazuar tek periudha 2014-2019.
Shqipëria në vitin 2019 zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë për 10 mijë banorë. Bazuar në të dhënat e EUROSTAT, Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migracioni neto në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, thuhet në të dhënat e publikuara së fundmi nga Eurostat.
Duke publikuar të dhënat e Eurostat-it, Presidenti Meta në një shkrim në rrjetet sociale bën thirrje që tani është koha për të menduar e vepruar për shqiptarët.
“Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan”, shkruan Meta.
Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:
Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.
Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.
Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.
KOHA PËR TË MENDUAR DHE VEPRUAR PËR SHQIPTARËT!

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...