Në datën 6 Mars në 6 bashki të vendit do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme vendore.
Kështu, në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun.
Dekreti për datën 6 Mars të zgjedhjeve është nxjerrë sot nga Presidenti Ilir Meta.
“Sapo dekretova caktimin e datës 6 Mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë”, shkruan Presidenti Ilir Meta në rrjetet sociale,
Dekreti i cili ka hyrë në fuqi menjëherë vjen një ditë pasi Presidenti priti në një takim të kërkuar prej tij kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla, nga i cili, sikurse Meta u shpreh vetë, mori garancitë se shumica nuk do të bojkotojë këto zgjedhje. /tvklan.al/


“Dividendi i luftëtarit”, Trump i jep çdo ushtari amerikan n...
KRU “Prishtina” njofton ndërhyrje në disa zona kyçe të kryeq...
Hamza: Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës lajm...
FIFA ndan shifër rekord për fituesin e Botërorit 2026, ulen ...
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...