Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka mbajtur homazhe në 76-vjetorin e çlirimit.
Në një komunikim për mediat, Meta u shpreh se ka ardhur koha që t’i kushtohet më shumë rëndësi edukimit patriotik.
“Në këtë ditë përkulemi me nderim ndaj dëshmorëve. Sot ne jo vetëm duhet t’i kujtojmë këta heronj, dëshmorë, por duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi edukimit patriotik të fëmijëve. Nëse të rinjtë e asaj kohë bën një detyrë të vështirë, sot të rinjtë e Shqipërisë kanë një detyrë shumë të madhe, por e kanë më të lehtë, vetëm se duhet të kenë më shumë besim”, u shpreh Meta.
Sa i përket situatës politike në vend Meta tha se populli shqiptar ka treguar që di të ngrihet mbi forcat që kërkojnë t’i shterin energjitë pozitive.
“Jam optimist se shqiptarët e kanë të qartë se kërkohet një ndryshim i jashtëzakonshëm”, u shpreh Meta.
I pyetur se kur do t’i jepet fund debatit për datat, ai u shpreh se nuk ekziston një debat i tillë.
Meta: Për mua nuk ekziston debat për datat./abcnews.al/
Mbi 1400 gjoba dhe 51 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Pas vrasjes makabre, Kushtrim Kokalla me Naim Murselin qëndr...
Avokati i familjes së Marigona Osmanit kërkon të mbetet burg...
Gjoba kompanive që kryejnë punime me kamion për bartjen e dh...
Radoniqi: Vetëm 35% e komisionerëve në zgjedhjet e 28 dhjeto...
Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave t...