Gjatë vizitës së tij në Kalabri, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është ndalur në Frascineto.
Meta shprehet se ky është një nga katundet më të bukur Arbëresh ku spikat spikat mikpritja tradicionale shqiptare.
Ai thekson se duhet të marrim forcë nga rrënjët tona shumë të forta për të fituar sfidat e të ardhmes.
“Në Frascineto, një nga katundet më të bukur Arbëresh të Kalabrisë, ku spikat mikpritja tradicionale shqiptare dhe prej shekujsh trashëgohen gjuha, traditat, zakonet, veshjet, ritet fetare dhe kultura e “Motit të Madh” të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Mirënjohje Arbëreshëve tanë të dashur dhe autoritetet të larta vendore dhe rajonale për pritjen e veçantë, që më nderon. Të marrim forcë nga rrënjët tona shumë të forta, për të fituar të gjitha sfidat e së ardhmes!”, shkruan presidenti./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...