Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka ndarë përmes rrjetin social disa pamjet të vizitës së tij në Alpet shqiptare.
Atje ai është takuar dhe me shumë turistë të huaj, që kanë zgjedhur që pushimet t’i kalojnë në malet shqiptare.
Meta ka postuar në facebook një video ku shihet teksa bisedon me disa turistë polakë, italianë, gjermanë e danezë. Presidenti u thotë turistëve që shpreson që ata të rikthehen sërish në Shqipëri, duke u premtuar se herën e ardhshme “turin” do ua bëjë ai vetë.
STATUSI
Pas një ngjitje të jashtëzakonshme në majën e Jezercës dhe një nate të paharruar pranë Qafës së Valbonës, qershia mbi tortë ishte kthimi me tragetin Alpin përmes liqenit të Komanit.
Përveç pamjeve mahnitëse që të rrethojnë çdo moment, ishte kënaqësi të takoja shumë turistë gjermanë, italianë, polakë e danezë, të cilët ktheheshin mjaft të kënaqur nga Valbona.
U premtova se kur të rikthehen do u bashkohem dhe unë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...