Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në 21 vjetorin e Çlirimit të Kosovës ka thënë se në këtë ditë kujtojnë me nderim të jashtëzakonshëm Presidentin historik, Ibrahim Rugova, Komandantin legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së si dhe dhjetëra e mijëra heronj e dëshmorë, shkruan arbresh.info.
Meta nëpërmjet një shkrimi në facebook tutje ka shkruar se është përjetë mirënjohës dhe falënderues ndaj NATO-n dhe Shteteve të Bashkuara që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre.
Postimi i plotë:
Sot, në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, me orientim të qartë perëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon.
Përjetë mirënjohës dhe falënderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre! ??❤️??
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...