Festa e 246 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri bashkë në Tiranë Presidentin e Republikës, Ilir Metën dhe ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.
Pas retorikave të ashpra të Presidentit për ambasadoren Kim, duket se situata është qetësuar.
Kjo është hera e dytë brenda pak javësh, që Meta shfaqet miqësor me diplomaten amerikane.
Në një konferencë me temë trafikun e qenieve njerëzore në muajin maj, Presidenti u pa për herë të parë duke shtrënguar duart me ambasadoren, duke i dhënë fund përplasjeve që kanë pasur për zgjedhjet e 25 prillit.
Meta tha atë ditë se nuk ka asnjë problem mes tyre. Ky është një zhvillim pozitiv për Presidentin, që pasi të lërë mandatin në 24 korrik mund t’i rikthehet politikës.
Por e sigurt është, se të njëjtin mendim nuk ka Sali Berisha, që ruan afrimitetin me Metën, por përplasjet dhe akuzat ndaj ambasadores nuk ka ndërmend t’i ndalë.TopChannel
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...
Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...