Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nderuar autorin Rexhep Hida me Titullin “Mjeshtër i Madh”.
Meta njoftimin e bëri përmes një postimi në ‘facebook’, ku e quajti autorin përkthyes të mirënjohur dhe pedagog i përkushtuar, shkruan arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Në vlerësim të kontributit të qenësishëm të dhënë në fushën e letërsisë si autor, përkthyes dhe themelues i shtëpisë së parë botuese private në vend, duke u sjellë lexuesve kryevepra të letërsisë botërore dhe asaj shqiptare, nderova sot me Titullin “Mjeshtër i Madh”, Rexhep Hida.
Autor veprash të rëndësishme mbi çështjen tonë kombëtare, përkthyes i mirënjohur dhe pedagog i përkushtuar, falë aftësive profesionale dhe vlerave të larta njerëzore ai ka fituar respektin dhe vlerësimin e kolegëve dhe dashamirësve të letërsisë duke krijuar një personalitet të spikatur mes intelektualëve tanë.
Shumë krijime dhe suksese të reja në rrugën e tij, si kalorës i dijes dhe i diturisë./ arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...