Më tej Meta thotë: “Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi.
Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.
Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit.
Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes europiane të Shqipërisë.
Hyri përmes rrugëve ilegale, kapet shtetasi i huaj në Kameni...
Juventusi përgatit ofertë për Matetan
Rinumërimi prek votat e kandidatëve për kryeministër, kush f...
“Ti nuk ke mend!”, Benita shpërthen ndaj Albës
Tetë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu
Tragjedi në Alpet austriake: Orteku ua merr jetën pesë skiat...