Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka thënë se liria fetare është thelbësore për paqen dhe stabilitetin.
Meta në faqen e tij në Facebook, ka shkruar se ndjehet i privilegjuar që në koordinim me Departamentin e Shtetit të SHBA-ve dhe përfaqësues të lartë të shteteve të rajonit dhe krerëve fetarë janë mbledhur sot në Tiranë.

“I privilegjuar që në koordinim me Departamentin e Shtetit të SHBA, me pjesëmarrjen e Ambasadorit Sam Broënback, përfaqësuesve të lartë të shteteve të rajonit, si dhe krerët e komuniteteve fetare, u mblodhëm sot në Tiranë, për një çështje kaq fisnike dhe të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe rajonit tonë”, ka shkruar Meta.

Duke shtuar se janë të bashkuar rreth vlerave universale dhe njerëzore që i shërbejnë paqes dhe prosperitetit për qytetarët dhe vendet ./ arbresh.info
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?