Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti të hënën ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Bert Koenders me të cilin biseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe, procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet në rajon.
Kryeparlamentari Meta tha se Holanda përfaqëson një vend domethënës për Shqipërinë brenda Bashkimit Evropian dhe në këtë kuadër Kuvendi i Shqipërisë mirëpret intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare, bashkëpunimit qeveritar dhe ekonomik mes dy vendeve.
Pasi shprehu mirënjohjen për mbështetjen holandeze, Meta ndau bindjen me Koenders se procesi i integrimit evropian kërkon përshpejtimin cilësor të reformave të ndërmarra ku reformimi i sistemit të drejtësisë mbetet kryefjalë e angazhimit politik. Në këtë drejtim, theksoi Meta, Kuvendi mbetet vendi i dialogut politik dhe i besimit reciprok.
Nga ana e tij, shefi i diplomacisë holandeze Koenders vuri në dukje se BE inkurajon zbatimin e plotë të reformës në drejtësi, si dhe krijimin e një klime mirëbesimi dhe kompromisi për organizmin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ndryshe, në takim u bisedua edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke ndarë bindjen se stabiliteti, konsolidimi demokratik dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit i shërben sigurisë mbarë-evropiane dhe agjendës euro-atlantike të rajonit.
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...