Për herë të parë në historinë demokratike të Shqipërisë, një President i Republikës rikthen për shqyrtim në Parlament buxhetin e shtetit.
Përmes një njoftimi për shtyp, Presidenca njofton se Kreu i Shtetit, Ilir Meta nuk ka dekretuar ligjin për buxhetin e vitit 2019 dhe kjo nisur nga situata politike në vend. Në argumentimin e tij, Presidenti vlerëson konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si të drejta, legjitime dhe të realizueshme. Sipas tij, kthimi për rishqyrtim i buxhetit synon interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama në Tëitter: “Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi! Vazhdon papushim e në çdo formë presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër dialogut. Miq! Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes”.
Ndërkohë, më herët në Kuvend u rikthye edhe opozita pas disa muajsh bojktot. Ajo kishte mandatuar disa deputetë për të kërkuar ndryshime ligjore në favor të studentëve. Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së kërkoi futjen me përparësi për shqyrtim të propozimeve të bëra nga partia e tij për ndryshimin e buxhetit për plotësimin e kërkesave të studentëve.
Ndërkohë, Partia Demokratike kërkon rrëzimin e krejt ligjit për arsimin e lartë.
Jashtë listës së mandatuar nga opozita në Parlament u rikthye dhe deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, e cila përmes një postimi në Facebook thotë se nuk ka thyer ajo rregullin, ndërkohë, sipas saj, ajo thjesht kishte bërë detyrën si deputete./Top Channel
Lushtaku ngushëllon familjen Bajrami dhe familjet e tre vikt...
Mashtrime me avio-bileta dhe pastrim parash mbi 2 milionë eu...
Real Madridi, PSG e Arsenal bëjnë hapin e madh drejt çerekfi...
Hamza: Heqja e masave ndaj Kosovës, vendim i vonuar por i mi...
Sportingu përmbysë Bodo/Glimtin dhe kalon në çerekfinale
Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve