Presidentit Ilir Meta ka reaguar nga Pusteci në lidhje me akuzat e bëra prej kryebashkiakut të Tiranës, për kthimin mbrapsh të ligjit të së Teatrit Kombëtar.
Duke iu përgjigjur interesimit të mediave për thumbimet e Erion Veliajt, Meta është shprehur se ata që kanë vërejtje për kthimin e ligjit për shembjen e Teatrit duhet t’i referohen faqes zyrtare të Presidentit të Republikës.
“Nuk kam asnjë koment, përveç faktit se cilido që ka kontestime apo vërejtje për kthimin e ligjit, e ftoj që t’i referohet gjithmonë faqes zyrtare të Presidentit të Republikës, pasi jam i sigurt që argumentet, të cilat janë dhënë nga Institucioni i Presidentit, bazohen vetëm në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në marrëveshjet ndërkombëtare ku ne jemi palë dhe të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar, dhe padyshim në të gjithë legjislacionin tonë në fuqi, dhe gjithmonë duke vënë në plan të parë interesin tonë kombëtar dhe publik.” – u shpreh Ilir meta nga Pusteci./lapsi.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...