Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale edhe pse është me pushime.
Postimi i plotë
Këtu nga Bjeshkët e Sharrit, sapo mësova se poeti i Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj, përfaqësuesi dinjitoz i shkollës poetike të Tropojës, por që me krijimtarinë e vet cilësore është bërë edhe zë i rendit të parë të poezisë shqipe, ka ditëlindjen.
Ndaj gjej rastin në 65-vjetorin e lindjes, t’i uroj jetë të gjatë sa këngët e shpirtit të tij, dedikuar me aq pasion popullit, atdheut e kombit, e ta shoqëroj këtë urim timin me një nga poezitë e tij të bukura:
HISTORI
Luftën e fituam,
Nga fitimtarët,
Asnjë nuk u kthye i gjallë!
Hymni i ri i lirisë
Vetëm dy vargje ka:
“Do vijnë ditë të bukura,
Gjithë krimbat u bënë flutura”!
Ohohhoo, more hej!
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet
E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet n...
DnV evidenton 13 raste të fotografimit të votës
18.40% është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00
Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira p...
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e...