Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediet, ku iu përgjigj gazetarëve në lidhje me nisjen e procedurave nga ana e PS për shkarkimin e tij.
Ai tha se Presidenti është i Republikës dhe Republika e shqiptarëve. “Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, natyrisht jo nga ky; por nga një Parlament tërësisht legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon qytetarëve, ishte reagimi i Ilir Metës ndaj tentativës për shkarkimin e tij nga ana e Partisë Socialiste.
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se do të dekretojë shumë shpejt datën e re të zgjedhjeve vendore dhe thërrasë për konsultë, kreun e PD, Lulzim Basha dhe kreun e PS, Edi Rama, raporton tch.
“Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi dhe Presidenti mban shendim për çdo institucion që shkel ligjin”, paralajmëroi Presidenti i Republikës.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...