Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka firmosur dekretin për kthimin në Kuvend të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Ky ligj është miratuar në seancën plenare të 12 shkurtit, ndërsa në arsyetimin e presidentit për kthimin e tij në Kuvend thuhet se “dispozitat e miratuara në mungesë konsultimi gjithëpërfshirës shkelin Parimin e sigurisë juridike; Parimin e pavarësisë dhe paanësisë së gjyqësorit; Parimin e hierarkisë së normave kushtetuese dhe rezervën kushtetuese; Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”.
“Gjithashtu, në tërësi ky ligj, karakterizohet nga një teknikë e dobët legjislative, që i bën dispozitat konfuze dhe të paqarta. Ky element, ndërthurur me antikushtetutshmërinë e parashikimeve, cenon akoma më rëndë parimin e sigurisë juridike”, thuhet në arsyetim ndër të tjera.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin