Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” presidenti Ilir Meta tha se edhe sikur opozita aktuale të mos hyjë në zgjedhje, më 25 Prill Partia Socialiste do të ketë përballë një opozitë e cila do të dalë fituese në këtë proces, duke lënë të kuptohet se do të krijohet një parti e re opozitare.
“Edhe sikur opozita PD- LSI të mos marr pjesë në zgjedhje siç bëri në zgjedhjet lokale, në Shqipëri do të ketë opozitë zgjedhore dhe kjo opozitë do të fitojë në zgjedhjet e 25 Prillit”. Presidenti tha se angazhimi i tij është të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme, ndërkohë që forcat politike nuk janë në vëmendjen e tij.
“As më interesojnë fare as PD, as LSI dhe as PS, partia ku unë vajta në vitin 1991 kur nuk shkonte asnjeri dhe kur Edi Rama thoshte: të varen komunistët dhe krijonte KSI, partinë kristian-islamike”, u shpreh presidenti.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...