Një ditë pas protestës, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në protestën e mbrëmshme.
Përmes një statusi në facebook Meta ka thënë se dje u hodh hapi i parë në përmbushjen e misionit për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve.
“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve”, shkruan Meta në Facebook.
Trajneri i Sllovakisë e respekton Kosovën: Kanë cilësi nga S...
E rëndë/ Vetura godet për vdekje 27-vjeçarin në rrugën Mitro...
Ambasadori britanik në veri, flet me përfaqësues të Listës S...
Çfarë nuk duhet të mungojë në sofër për Bajram?
CBS: Irani ekzekuton 19-vjeçarin anëtar të ekipit kombëtar t...
Aksident tragjik në Prizren, humbë jetën një 29-vjeçar