Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e tre ligjeve por ndërkohë kthen një ligj për rishqyrtim në Kuvend ate “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, që ka lidhje edhe me çështjen shumë të nxehtë të Teatrit Kombëtar.
Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e 3 (tre) ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe konkretisht:
LIGJE TË MIRATUARA
1. Dekret me nr. 11238, datë 26.07.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 46/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 006, datë 23.10.2008, “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar”
2. Dekret me nr. 11239, datë 26.07.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 49/2019 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (huamarrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (agjencia e zbatimit të projektit), dhe KfË Frankfurt Am Main (KfË), për programin e furnizimit me ujë të zonave rurale IV”.
3. Dekret me nr. 11240, datë 26.07.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 56/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të ndryshuar”./bw
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...
Kurti: Alarmuese që Serbia po provokon me helikopterë pranë ...
Lautaro: Argjentina është më e fortë se Spanja
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Shqipëria në vend të 9 në botë për sigurinë kibernetike, Ram...
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...