Me marrjen e përgjigjes edhe nga SPAK për mospasje regjistrimi çështjesh hetimore për ministrat e propozuar, presidenti Ilir Meta dekretoi kabinetin e Qeverisë Rama Tre.
Të 17 emrat e propozuar nga Rama të prirë prej tij do të shkojnë në ditët në vijim për tu betuar në presidencë.
Por përpara betimit përpara presidentit kryeministrit do t’i duhet të marrë votëbesimin e parlamentit përmes një seance të posaçme nga ku do të prezantojë programin e qeverisë. Kjo pritet të jetë një seancë e gjatë dhe me debate pasi çdo ministër do të paraqesë programin e ministrisë që do të drejtojë e do t’i përgjigjet pyetjeve nga opozita.
Kjo seancë me të gjitha gjasat do të zhvillohet përpara kësaj të diele pasi kryeministri udhëton drejt New Yorkut për të marrë pjesë në punimet e asamblesë vjetore të OKB-së./tch/
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...