Presidenti Ilir Meta këtë të enjte ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat në fokus të bisedimeve kanë qenë raportet Shqipëri-Gjeorgji dhe nxitja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
“Marrёdhёniet Shqipëri-Gjeorgji konsiderohen shumë të mira, – theksoi Kreu i Shtetit, “ndërkohë që ka vend për gjallërimin e tyre në të gjitha fushat me interes reciprok, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe në ato shumëpalëshe”.
Gjithashtu interesi për bashkërendimin e përpjekjeve për të nxitur zhvillimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, si dhe në fushën e turizmit, ndërmjet dy vendeve.
Presidenti Meta rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje tё integritetit territorial dhe sovranitetit të Gjeorgjisë.
Ndër të tjera të dy presidentët ndanë informacione rreth situatës së pandemisë COVID-19, si dhe qasjeve për lehtësimin e masave shtrënguese që do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë dhe rifillimit të jetës normale në të dy vendet respektive.
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...
BE-ja miraton kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Komisioni për Persona të Zhdukur sot flet rreth gërmimeve pë...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin