Presidenti i Shqiperisë, Ilir Meta gjatë konferencës rajonale për ekonominë me temë ‘E ardhmja e Ballkanit’, ka theksuar se nevojën e krijimit të një tregu të përbashkët energjetik.
“Rruga e Shqipërisë drejt BE nuk është e shkëputur nga ajo e vendeve të tjera të rajonit. Kjo konferencë duhet të adresojë sfidat e përbashkëta, të shkojmë drejt projekteve strategjike për të gjithë rajonin, siç është ai i një tregu të përbashkët energjetik”, u shpreh Meta.
Gjithashtu Meta bëri thirrje për krijimin e kushteve për frenimin e largimin e të rinjve nga vendet e rajonit, pasi sipas tij kjo cenon zhvillimi ekonomik.
“Largimi i të rinjve po ul potencialin e zhvillimit ekonomik të vendeve tona”, tha Meta teksa apeloj se duhet reaguar sa më parë. /Telegrafi/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...