Presidenti Meta i bëri thirrje të gjithë të rinjve që të bashkohen për të sjell ndryshimin në Shqipëri. Ai tha se të rinjte nuk duhet të ankohen duke qëndruar në kafe por të jenë të zëshëm dhe të bashkohen brenda shkollave, universiteve, grupeve të interesit etj për të shtuar presionin ndaj qeverisë.
“Nuk është e thënë patjetër brenda një force politike. Ata, ndryshimin mund ta bëjnë duke ushtruar një ndikim dhe një presion më të madh, duke u bashkuar brenda shkollave, brenda universiteteve, duke rritur presionin edhe si shoqëri civile, përmes grupeve të interesit. Por duke u bërë të zëshëm, duke qenë prezent, jo duke u ankuar në kafe, apo përpara kompjuterit”, tha ai.
Meta shtoi se të rinjtë i kanë të gjitha mundësitë të reagojnë dhe të mos presin më nga kjo klasë apo elitë politike, që të zgjidhë problemet e tyre.
“Është një përgjegjësi që ata, duhet ta marrin për veten e tyre dhe për të ardhmen e vendit, sepse largimi nuk është zgjidhje.Largimi është dezertim nga Shqipëria europiane si projekt, sepse ata mund të gjejnë një punë më të mirë në çdo vend që mund të shkojnë, por, atje do të jenë thjesht një statistikë.Asgjëkundi nuk do të gjejnë Atdhe”, shtoi Meta./vizionplus/
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...