Presidenti Ilir Meta është shprehur se 28 nëntori na gjeti në zi duke u përballur me pasojat e tmerrshme të tërmetit të pamëshirshëm.
Në 107-vjetorin e Pavarësisë së vendit, Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve të qëndrojnë të bashkuar dhe tu vijnë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.
Presidenti ka shkuar në Sauk ku është takuar me familjet e pastreha.
Postimi i plotë i Kreut të Shtetit:
Të dashur bashkëatdhetarë kudo ku jeni!
Në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre.
Sot e nisa këtë ditë të bekuar të kombit tonë duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, ku takova edhe Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të vështira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar.
Sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten.
Trajneri i Sllovakisë e respekton Kosovën: Kanë cilësi nga S...
E rëndë/ Vetura godet për vdekje 27-vjeçarin në rrugën Mitro...
Ambasadori britanik në veri, flet me përfaqësues të Listës S...
Çfarë nuk duhet të mungojë në sofër për Bajram?
CBS: Irani ekzekuton 19-vjeçarin anëtar të ekipit kombëtar t...
Aksident tragjik në Prizren, humbë jetën një 29-vjeçar